Pronari i një biznesi në Durrës është arrestuar nga Policia pasi ishte shpallur në kërkim për ndërhyrje në godinën gjashtë katëshe, që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit.
44 vjeçari akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe do të hetohet në arrest shtëpie sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës.
Dyshohet se për shkak të ndërhyrjeve në strukturën e godinës ku ndodhet biznesi i tij, godina gjashtë katëshe është shembur gjatë tërmetit duke shkaktuar dy viktima.