Arrestohet shqiptari në Holandë me 104 kg kokainë në furgon

Nga Exit News
Arrestohet shqiptari në Holandë me 104 kg kokainë në furgon

Një shqiptar, 24 vjeç, dhe një holandez, 31 vjeç, janë arrestuar në Holandë në 11 gusht, pasi në furgonin me të cilin udhëtonin u gjetën 104 kilogramë kokainë.

Ngjarja ka ndodhur në Abcoude, pranë Utrechtit.

Policia zbuloi furgonin përmes sistemit të lejeve të drejtimit ku rezultonte se leja e qarkullimit për atë mjet kishte skaduar.

Gjatë kontrollit të mjetit, policia gjeti një modifikim të bërë brenda në furgon për të fshehur drogë.

Dy të rinjë janë arrestuar dhe institucionet kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>