Arrestohet spanjolli, nxiste njerëzit të mos e besonin pandeminë e Covidit

Nga Exit News
Arrestohet spanjolli, nxiste njerëzit të mos e besonin pandeminë e Covidit

Policia spanjolle ka arrestuar një qytetar, i cili përmes profileve anonime në rrjetet sociale nxiste njerëzit të besonin që pandemia e koronavirusit është mashtrim.

38-vjeçari pretendonte se mjekët dhe media qëndronin pas asaj që ai e quajti “farsë Covid” dhe u kërkonte ndjekësve të tij të sulmonin politikanët dhe gazetarët.

“E gjithë kjo situatë do të zgjidhej me një goditje në pjesën e prapme të kokës së [kryeministrit spanjoll] Pedro Sánchezit,” shkruante ai në një nga profilet e tij.

Në postime të tjera, ai nxiste njerëzit të digjnin selinë e sindikatës së mjekëve të Spanjës, pasi ata që besonin tek virusi ishin njerëz të këqij dhe injorantë që meritonin të vdisnin.

Spanja është një prej vendeve më të prekura në botë nga Covid-19.

Të enjten u zbuluan 3,781 raste të reja të infektuar, duke e çuar totalin e të infektuarve në 429,507 – shifra më e lartë në Evropën Perëndimore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>