
Është arritur marrëveshja mes naftëtarëve dhe kryeministrit Edi Rama. Lajmin e bëri të ditur kreu i Sindikatës, Sakol Dautaj.
Naftëtarët do të marrin 40 mijë lekë për 1 vit.
Dautaj pohoi se ranë dakort të marrin 4 paga 2 këtë muaj dhe 2 muajin tjetër. Nga kjo marrëveshje dp të përfitojnë 870 naftëtarë.
“Ne kërkuam një kompromis që duke parë hallet tona, kërkuam që të merren paga 2 e nga dy, pra 4 paga që do na jepen 2 këtë muaj dhe dy muajt e tjerë. 870 naftëtarë do të përfitojnë”
Pak ditë më parë, naftëtarët ndërprenë grevën e urisë pas 44 ditësh, dhe u ulën në bisedime me kryeministrin Rama.