Arrin në 200 milionë numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën

Nga Exit News
Arrin në 200 milionë numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën

200 milionë të infektuar me Covid-19 u shënuan të mërkurën në të gjithë botën, që prej fillimit të pandemisë, sipas Qendrës Burimore të Koronavirusit Johns Hopkins.

Rritja e infektimeve sipas shkencëtarëve u bë për shkak të mutacionit Delta. U desh rreth një vit që bota të arrinte 100 milionë raste, dhe vetëm gjashtë muaj për ta dyfishuar atë, raportoi New York Times.

Rastet javore të koronavirusit janë rritur globalisht për më shumë se një muaj, me rritjen më të konsiderueshme në rajonet e Mesdheut Lindor dhe Paqësorit Perëndimor, sipas një raporti të botuar të martën nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Gjatë javës së kaluar numrat më të lartë të rasteve të reja ditore u raportuan në SHBA, Indi, Indonezi, Brazil dhe Iran, sipas CNN.

Numri global i vdekjeve nga COVID-19 arriti në më shumë se 4,25 milion të mërkurën, sipas Johns Hopkins.00

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>