Arrin në 6 numri i të infektuarve me koronavirus.
Pas dy të parëve të konfirmuar në orët e para të ditës së hënë, katër persona të tjerë të infektuar me koronavirus u njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë rreth orës 23:40 po të ditës së hënë.
Informacion i përditësuarSot 4 raste të reja me COVID-19; 3 prej tyre në familjen e 2 rasteve të djeshme. Gjatë…
Gepostet von Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale am Montag, 9. März 2020
Tre rastet e fundit janë persona të afërm të dy personave të parë të diagnostikuar. Personi i katërt është një burrë 31 vjeç, i cili ka ardhur nga Milano, javën e kaluar.
Gjendja e të gjashtë të infektuarve është stabël dhe ata janë duke u trajtuar në spitalin infektiv pranë QSUT-së
Exit News e njoftoi rastin e tretë që paraditen e të hënës, por Ministria e Shëndetësisë vendosi ta mbante të fshehtë deri në mbrëmje.
Ne njoftimin e saj, Minsitria shprehet se gjatë të hënës u testuan “14 raste të dyshuara për COVID-19, tetë prej të cilëve persona të kontaktit të ngushtë me dy rastet e konfirmuara me koronavirusin e ri në vendin tonë.” 10 persona kane rezultuar të paprekur.