Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se ka nisur zbatimin e masave për për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit
Sipas njoftimit masat përfshijnë angazhimin e afro 500 mjeteve, borëpastruese dhe mjetet të tjera të rënda, ndërsa janë rezervuar afro 5 mijë tonë kripë që do të hidhen në rrugë dhe afro 1200 punonjës, të cilët janë në gatishmëri në të gjithë vendin.
Gjatë inspektimit të këtyre masavem ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ishte në Kukës, nga ku theksoi rëndësinë e lëvizjes së atutomjeteve në zonat me borë.
“Është shumë e rëndësishme dhe duhet theksuar që bashkëpunimi i Bashkisë me Autoritetin Rrugor Shqiptar është një pjesë shumë e rëndësishme, sidomos në zonat të cilat e kanë edhe problematikën e motit të përkeqësuar, siç është zona e Kukësit, Ersekës apo Korçës. Sigurisht ne bëjmë punën, i kemi të gjitha fuqitë edhe mundësitë për ta përballuar, por bashkëpunimi me Bashkinë është shumë i rëndësishëm pasi ARRSH-ja shpesh herë mund t’ju vijë dhe ju në ndihmë për gjithçka që keni nevojë”
Balluku pohoi se qeveria po investon në qytetin e Kukësit duke stuar se po ndërtohet spitali dhe stadiumi i ri në Kukës.