ARRSH njofton rrugët e kalueshme

Nga Exit News
ARRSH njofton rrugët e kalueshme

Autoriteti rrugor Shqiptar njoftoi se rreshjet e borës në vend kanë pushuar. Në rrugët kryesore të veri dhe në pjesën qendrore të vendit makinat mund të lëvizin me zinxhirë.

Ndërsa, makinat mund të qarkullojnë vetëm në një korsi të rrugës së doganës së Qafë Thanës.

Prej ditës së dielë në mesditë e deri më tani, rruga e Qafë-Thanës vazhdon të mbetet e bllokuar. Të dielën në këtë aks rrugor një kamion dhe një furgon rrëshqitën duke bllokuar hyrjen e borëpastrueses.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>