ARRSH njofton situatën e akseve rrugore pas reshjeve të dëborës

Nga Exit News
ARRSH njofton situatën e akseve rrugore pas reshjeve të dëborës

Ulja e temperaturave ka sjellë reshje dëbore në disa zona të vendit, kryesisht në veri dhe verilindje.

Autoriteti Rrugor njofton se akset rrugore të këtyre rajoneve janë pastruar dhe qarkullimi mund të vijojë normalisht pa zinxhirë.

Në qarkun e Kukësit dhe në Diber ka pasur reshje bore gjatë natës.

Segmenti Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, është pastruar dhe është bërë shpërndarja e kripës. E njejta gjë është bërë edhe në segmentin Bulqizë-Peshkopi, njofton ARRSH.

Në të gjitha akset kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për mbajtjen hapur të akseve. Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset. Ndërkohë gjatë mesnatës verilindja është zbardhur nga reshjet e dëborës të cilat kanë arritur nga 4 deri në 15 cm në zonat malore. Ndërsa mjetet dhe makineritë borëpastruese kanë punuar gjatë gjithë segmentit nga Kalimashi në Morinë për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>