
Për shkak të motit, Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi shtyrjen e nisjes së punimeve për riparimin e autostradës Tiranë-Durrës.
Përmes një njoftimi të shpërndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale, ARrSh tha se punimet do të nisin të enjten dhe se vijimi i tyre i parashikuar të zgjasë deri më 21 prill, por kjo “do të varet nga kushtet e motit”.
Të martën, ARRSH njoftoi nisjen e punës në autostradën Tiranë-Durrës. Për të lexuar mbi devijimin e trafikut klikoni këtu.