Arsimtarët e studentët e pavaksinuar duhet të bëjnë testin Covid-19 në mënyrë të përsëritur

Nga Exit News
Arsimtarët e studentët e pavaksinuar duhet të bëjnë testin Covid-19 në mënyrë të përsëritur

66% e arsimtarëve në vend janë të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës kundër Covid-19. Të dhënat u njoftuan nga zëvendës ministrja e Shëndetësisë Eugerta Tomini për Klan Neës, të hënën.

Ajo sqaroi se arsimtarët dhe studentët duhet të shkarkojnë certifikatën e vaksinimit ose të kryejnë teste periodike PCR të Covid-19.

“Këto grupe të cilat janë deklaruar do të shkojnë drejt një udhëzimi përkundrejt detyrimit të nxjerrjes së certifikatës ose të kryerjes së testeve në mënyrë epititive apo të njëpasnjëshme, në mënyrë periodike për të vërtetuar mospraninë e infeksionit tek ata”, u shpreh Tomini.

Qeveria ka ngritur pika vaksinimi në universitete e vendit për të vaksinuar studentë dhe arsimtarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>