Pas kthimit nga pushimet në plazhin Miami Beach, Artisti Edi iu kthye punës për një set të ri fotografik. Edhe pse ishte ende me pushime, ai nuk deshi të humb mundësinë e rrallë të pamjeve fantastike panoramike që kanë krijuar kudo në vend përmbytjet.
Xhirimi mes të ftohtit dhe lagështirës qenë të vështira e të lodhshme, por rezultati i punës së mundimshme ishte mbresëlënës. Më poshtë po botojmë foto të setit, të cilat Artisti Edi i ka ndarë me të gjithë fansat e tij në faqen personale në Facebook.
Fotot: Blerta Kambo Skenografia: Stafi i Kryeministrisë
Pallto: Versace Kostumi: Brioni (i bërë me porosi)
Këpucët: Ferragamo Aksesorët: Channel