Ylli i pop-it me origjinë nga Kosova, por lindur në Londër, Dua Lipa ishte në qendër të mbrëmjes në Brit Awards 2021, me fitimin e dy prej çmimeve më të lakmuara.
Lipa fitoi albumin më të mirë britanik për “Future Nostalgia” dhe Artistin më të mirë Solo të Vitit.
Ajo ia kushtoi çmimin si artistja më e mirë solo infermieres dhe pionieres së kujdesit shëndetësor, Dame Elizabeth Anionwu.
“Është shumë mirë të duartrokasësh për stafin e frontit të NHS, por duhet t’i edhe paguajmë,” tha ajo.
Ajo më vonë ia kushtoi çmimin e albumit Folajimi Olubunmi-Adewole, një 20-vjeçari, i cili vdiq pasi u përpoq të shpëtonte një grua që kishte rënë në lumin Tamiz në prill.
Presidentija e Kosovës, Vjosa Osmani e përgëzoi artisten për “dominimin e Brit Awards 2021”.
“Albumi i saj i fundit erdhi në një kohë të vështirë për shumë njerëz dhe ajo meriton mirënjohje për gëzimin që muzika e saj ka sjellë në të gjithë botën. Me dashuri nga Kosova ”, ka shkruar Osmani në një postim në Twitter.