
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të premten se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka pasur viktima nga COVID-19. Ndërkohë, nga testimi i 1 891 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 14 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 12 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 105 292 raste.
Mbeten 166 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 721 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 256 pacientë kanë humbur jetën.
Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 25 158 qytetarë, ndërkohë që 149 121 të tjerë kanë marr të paktën një dozë.