Asnjë i infektuar me variantin Delta të Covid-19

Nga Exit News
Asnjë i infektuar me variantin Delta të Covid-19

Në vend nuk ka asnjë person të infektuar me variantin indian të Covid-19, Delta. Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në Kuvend, të enjten. Ajo u shpreh se ky është rezultat i procesit të vaksinimit.

Ministrja u shpreh se qeveria do të marrë 1,140,000 doza vaksinash përmes nismës Covax. Përmes kësaj nisme në vend kanë ardhur 120 000 vaksian AstraZeneca dhe pritte të vijnë 23 000 doza Pfizer.

Qeveria ka edhe kontratë direkte për 500 mijë doza vaksinash me Pfizer, lëvrimi ka filluar që në shkurt.

Manastirliu njoftoi se “në verë do të nisë vaksinimi në shtëpi për të moshuarit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>