Të dhënat e publikuara nga Agjensia e Shëndetit Publik në Angli tregojnë se vaksinimi me një dozë të vaskinës AstraZeneca ul mundësinë e vdekjes me 80%.
Ndërkohë që, për vaksinën Pfizer/BioNtech të dhënat tregojnë se mbrojtja nga vdekshmëria rritet nga doza e parë tek e dyta, nga 80% në 97% mbrojtje.
Anglia nuk ka raportuar asnjë humbje jete lidhur me Covid-19 në 24 orët e fundit për herë të parë që nga 30 korriku i virtit të kaluar. E njëjta gjë me Irlandën dhe Skocinë, ndërkohë që Uellsi regjistroi 4 vdekje.
Mendohet se kombinimi i masave kufizuese dhe vaksinimit në nivele të larta kanë sjell këto rezultate optimiste për Britaninë e Madhe.