AstraZeneca do të ndërtojë një fabrikë të re vaksinash për COVID-19 në Gjermani

Nga Exit News
AstraZeneca do të ndërtojë një fabrikë të re vaksinash për COVID-19 në Gjermani

AstraZeneca ka zbuluar planet për të ndërtuar një strukturë të re të prodhimit të vaksinave Covid-19,  në partneritet me IDT Biologika në Gjermani.

Kjo lëvizje synon të përshpejtojë prodhimin e vaksinave dhe të eleminojë mosmarrëveshjen me BE mbi furnizimet.

Të dy kompanitë thanë se po eksploronin opsionet për të përshpejtuar këtë proces në tremujorin e dytë. Kjo po bëhet për të ndihmuar në rritjen e vaksinave në Europë, pas një fillimi të ngadaltë të fushatave të vaksinimit.

Ata gjithashtu planifikojnë të prodhojnë dhjetëra miliona doza në muaj të vaksinës AstraZeneca.

Sidoqoftë, objekti i ri nuk do të jetë funksional deri në fund të vitit të ardhshëm.

Fabrika mund të prodhojë edhe vaksina të tjera që kanë një proces të ngjashëm prodhimi.

Pascal Soriot, shefi ekzekutiv i AstraZeneca, tha se “kjo marrëveshje do të ndihmojë shumë Evropën të ndërtojë një aftësi të pavarur të prodhimit të vaksinave, që do ta lejojë atë të përmbushë sfidat e pandemisë aktuale dhe të krijojë kapacitet strategjik të furnizimit për të ardhmen.”

Njoftimi erdhi pasi presidentja e komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u tha eurodeputetëve se, BE nuk ishte atje ku donte të ishte me programin e saj të imunizimit.

Muajin e kaluar, BE kërcënoi se do të bllokojë eksportet e vaksinave të koronavirusit në vendet jashtë bllokut siç është Britania.

Kjo pasi AstraZeneca tha se mund të jepte vetëm më pak se gjysmën e shumë dozave siç ishte planifikuar në tremujorin e parë të 202,1 për shkak të problemeve në një nga fabrikat e saj evropiane .

Organizata Botërore e Shëndetit rekomandoi përdorimin masiv të vaksinës AstraZeneca të mërkurën.

Përfitimet e ofruara nga vaksina i kalojnë çdo lloj rreziku, ndaj vaksina duhet të përdoret edhe tek personat mbi 65 vjeç, u shprehën ekspertët e OBSH-së, të mërkurën.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>