Von der Leyen pranon kritikat për vaksinimin

Nga Exit News
Von der Leyen pranon kritikat për vaksinimin

Presidentja e Parlamentit Europian i ka pranuar kritikat drejtuar BE për procesin e vaksinimit, raporton Politico.

Dy javë trazira mbi strategjinë e gabuar të BE-së për vaksinat, e kanë dobësuar Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Ajo është kritikuar mbi aftësinë e saj për të drejtuar Parlamentin Europian.

Në Këshillin Evropian, midis krerëve të shteteve dhe qeverive që e emëruan atë, von der Leyen po përballet tani me besimin e tyre.

Krerët që po mbështesin publikisht planin e blerjes së përbashkët të BE pranojnë se ka qenë shumë i ngadaltë dhe nuk ka arritur shumë.

Disa zyrtarë dhe diplomatë të BE parashikojnë që von der Lreyen do të frenohet në hapat që merr nga Këshilli.

Udhëheqësit kombëtarë po përballen me zemërimin e publikut për shkak të vaksinave të ngadalta. Prandaj ata nuk kanë shumë dëshirë për t’i dhënë autoritet më të madh Komisionit për politikën shëndetësore, siç ai ka kërkuar.

Mbi faktin se si Komisoni Eruopian ngeli pa vaksina do të diskutohet në një samit të Këshillit Europian, që do të mbahet në shkurt.

Por një zyrtar i lartë tha se gjendja kishte ndryshuar shumë që nga konferenca e fundit e udhëheqësve në 21 Janar, kur ata shprehën shqetësimin për ritmin e ngadaltë të procesit të vaksinimit.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha të premten se  Brukseli “nënvlerësoi sa e vështirë do të ishte për kompanitë farmaceutike të prodhonin vaksina të koronavirusit në një shkallë të gjerë”.

Von der Leyen pranoi disa hapa të gabuar. Ajo tha se ka pasur një dështim për të kuptuar vështirësinë në prodhimin e vaksinave në shkallë të gjerë.

Ajo tha se Komisioni tani pret të marrë rreth 100 milion doza vaksinash në tre muajt e parë të këtij viti.

“Ne gjithashtu gjithmonë duhet të jemi të përgatitur që të kemi mungesë të lëndëve të para ose përbërësve në zinxhirët tanë të furnizimit në të gjithë botën. Kjo nuk duhet të nënvlerësohet”, tha presidentja e KE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>