Gjermania do të vaksinojë të gjithë të rriturit me AstraZeneca, njoftoi të enjten ministri i shëndetësisë, Jehns Spahn.
Gjatë një konference për shtyp, Spahn deklaroi se vaksinat do të përdoren për të gjithë pavarësisht historikut të tyre shëndetësor.
“Ramë dakord sot të heqim plotësisht përparësinë e vaksinës së AstraZeneca – kjo do të thotë që kur të mbërrijnë vaksinat e tjera do jenë janë mjekët ata që vendosin se kush do të vaksinohet dhe kur, sipas gjykimit të tyre, ” theksoi ai.
Tashmë mjekët në Gjermani do vendosin dhe kohëzgjatjen nga njëra dozë në tjetrën.