Një person është plagosur gjatë një atentati me armë zjarri në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës. Sipas informacioneve të deritanishme, i plagosuri është Aleksandër Deda. Ai është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Deda është goditur me disa plumba, një prej të cilëve e ka kapur në gjoks, duke e bërë gjendjen e tij shëndetësore më të rëndë.
Pak minuta pas plagosjes, një makinë e djegur është gjetur pranë vendngjarjes.
Policia po tenton të zbardhë ngjarjen.