
Një 29 vjeçar nga Vlora u vra të martën në darkë në një atentat me armë zjarri në aksin Orikum Llogara në Dukat -Fushë të Vlorës.
Viktima është Benjamin Bezhanaj. Drejt makinës së tij u qëllua mbi 10 herë. Sipas medias mësohet se viktima ka qënë në burg në Itali para disa kohësh.
Policia ka ngritur postoblloqe për të kapur autorin e ngjarjes. Ky ëshët atentati i dytë për sot, dhe i treti në 2 ditë.