Atentati mafioz në Vlorë – Çfarë dihet deri më tani?

Atentati mafioz në Vlorë – Çfarë dihet deri më tani?

Roland Saliu, Drejtori i OSHEE në Vlorë dhe Erven Hyseni, pronari i televizionit lokal “Vlora Channel”, u vranë dje në mbrëmje, në Vlorë, në një atentat mafioz.

Çfarë dihet deri më tani rreth ngjarjes?

Mbrëmë rreth orës 19:40, Roland Saliu dhe Erven Hyseni ishin në një prej kafeneve, në pronësi të biznesmenit Hyseni,  tek Sheshi i Flamurit në Vlorë. Dy viktimat ishin ulur në tavolina të ndryshme.

Persona ende të paidentifikuar qëlluan në drejtim të tyre, me kallashnikov nga një makinë në lëvizje.

Nga breshëria e plumbave, kreu i OSHEE Roland Saliu mbeti i vdekur, ndërsa Erven Hyseni u plagos rëndë dhe më pas ndërroi jetë rrugës për në spital.

Autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia ka gjetur në automjet të djegur në fshatin Panaja të Vlorës, që dyshohet se mund të jetë e autorëve.

Pistat e hetimit?

Deri më tani mësohet se policia po heton dy pista:

-Shënjestra e atentatit është Erven Hysenaj, që përveç bizneseve në zonën e Vlorës, njihet dhe si afërmi i Akil Rakipit, një prej viktimave të ngjarjes së rëndë të prillit 2015, që njihet si masakra e Çoles, ku mbetën të vrarë 3 të rinj dhe u plagos rëndë një i katërt.

-Shënjestra e atentatit është Roland Saliu për shkak të detyrës si Drejtori OSHEE-së Vlorë, detyrë të cilën e mbante prej dy vitesh.

Gjithsesi duket se hetimet janë përqendruar në pistën e parë duke qenë se Roland Saliu nuk ka pasur konflikte të ashpra gjatë punës së tij.

Nga mënyra e organizimit, largimi me shpejtësi dhe masat e marra nga vrasësit  për të fshirë çdo gjurmë, duket se kemi të bëjmë me një vrasje të kryer nga profesionistë.

Deri më tani Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat 15 persona si të dyshuar apo që mund të kenë dijeni për atentatin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>