Atentati ndaj Ndojës, mund të jetë përplasje bandash për pronat në Gjirin e Lalzit

Nga Gerard Gega
Atentati ndaj Ndojës, mund të jetë përplasje bandash për pronat në Gjirin e Lalzit

Duket se antentati ndaj prokurorit Arian Ndoja mund të ketë të bëjë me luftën mes dy grupeve të ndryshme që pretendojnë zotërimin e mijëra hektarëve tokë në bregdetin pranë Gjirit të Lalzit.

Kjo është pista kryesore ku po heton prokuroria e Krimeve të Rënda sipas gazetares Klodiana Lala.

një raportim për News24, gazetarja Lala raportoi se prokuroria po heton disa procese gjyqësore që kanë në qendër tjetërsimin e pronave, dosje që kanë çuar në përplasjen e ashpër mes njerëzve të botës së krimit.

Njëra prej dosjeve është ajo e një procesi që po zhvillohet në Gjykatën e Durrësit mes dy palëve trashëgimtarësh që pretendojnë të njëjtën tokë: nga njëra anë janë trashëgimtarët e Miltjadh Shallvarit, mes të cilëve dhe familjarët e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi dhe në anën tjetër janë pasardhësit e Azmi Toptanit.

Gazetarja Lala sqaroi se sipas dokumenteve është familja Toptani, e cila ka një proces gjyqësor të hapur me familjen Konomi dhe të afërmit e saj për një sipërfaqe prej 275 hektarësh me vendndodhje në Hamallaj të Durrësit.

Konomët dhe fisi i tyre e kanë marrë këtë pronë me vendim të Gjykatës së Lartë në vitin 2011—vendimi i cili gjthsesi është goditur me rekurs po në Gjykatën e Lartë për falsifikim dokumentesh nga Avokatura e Shtetit, por ka mbetur pezull për sjkak të mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë.

Ndërkohë, pasardhësit e Toptanëve pretendojnë se duhet të jenë ata pronarë të kësaj toke dhe se familja Konomi dhe të afërmit e kanë marrë atë me fallsifikim dokumentesh.

Gazetarja Lala raportoi:

“Në pamje të parë, duket që ky proces nuk ka lidhje me atentatin e ndodhur pasditen e 1 nëntorit. Por fakti që paditësit në proces përfaqësohen nga ish ortaket e Arjan Ndojës, për prokurorët e Krimeve të Rënda ngre dyshime të forta, se gjithçka po bëhej në favor të të fortit të Sukthit, Pëllumb Muharremi.”

Ky i fundit njihet si një prej të fortëve të Sukthit dhe mbështet njërën prej familjeve të përfshira në proceset e pronave.

Atentati mafioz i 1 nëntorit ndaj prokurorit Ndoja mendohet se është një histori përplasjesh mes grupeve kriminale që qendrojnë pas pretendëteve për të marrë toka në bregdetin e qarkut të Durrësit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>