Atentati ndaj Prokurorit Ndoja, Gjykata e Apelit lë në burg Redjan Rrajën

Nga Stafi i Exit
Atentati ndaj Prokurorit Ndoja, Gjykata e Apelit lë në burg Redjan Rrajën

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la në fuqi masën arrest me burg për Redjan Rrajën, i dyshuari i vetëm i arrestuar deri më sot për atentatin ndaj prokurorit Ardian Ndoja, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut.

Në seancën gjyqësore avokati i Rrajës, Besnik Çerekja, e konsideroi arrestimin të paligjshëm dhe me prova të cekëta. Ai tha se gjurmët e gishtërinjve në syzet e gjetura te makina që u përdor për atentatin nuk e lidhin Rrajën me krimin:

“Syzet janë të transportueshme dhe nëse do t’u qëndrojmë teorive konspirative, kushdo mund t’i ketë marrë dhe t’i ketë futur në makinë.”

Sidoqoftë kërkesa për lirimin nuk u pranua nga gjyqtaret Albana Boksi, Saida Dollani dhe Nure Dreni. Rraja do vazhdohet të mbahet në paraburgimin 313.

Prokurori Ndoja u qëllua me armë më 1 nëntor ndërsa udhëtonte me makinë në autostradën Tiranë-Durrës. Bashkë me të, u qëlluan edhe Aleksandër Laho dhe Andi Maloku, ky i fundit vdiq në spital pak ditë më vonë. Ndryshe nga Maloku, Ndoja dhe Laho, i cili njihet me pseudonimin “Rrumi”, mundën t’i mbijetonin plagëve dhe lane spitalin këtë javë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>