Atentati në Kurbin dhe tritoli në Tiranë të lidhura me njëra-tjetrën

Nga Exit News
Atentati në Kurbin dhe tritoli në Tiranë të lidhura me njëra-tjetrën

Dy ngjarjet kriminale të ndodhur dje, një në Kurbin dhe një në Tiranë janë të lidhura me njëra-tjetrën, sipas policisë.

Përplasja me armën në Kurbin ku u plagosën dy persona dhe një u vra, dhe shpërthimi i tritolit pranë hotelit të Ervin Matës janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Në Kurbin disa persona qëlluan me armë ndaj Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Nga përplasja me armë u plagos Bujar Lika, objekti i sulmit dhe atentatori Kreshnik Tusha, ndërsa Paulin Gjergji vdiq.

Sipas Policisë, 30 minuta më vonë, nga xhami i një makine, disa persona të paidentifikuar hodhën tritol në afërsi të Hotelit të Ervin Matës. Nga kamerat e sigurisë, policia ka kapur targën e makinës së personave.

Bujar Lika është hetuar edhe për vrasjen e Enton Nikajt në Dajt në 2015, por morri pafajësinë nga Gjykata e Apelit. Ai është miku i ngushtë i Ervis Martinajt, personit që u plas me armë në zonën e Ish-Bllokut me Ervin Matën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>