Me përshkrimin “Duket se dikush nuk e ka kuptuar kodin e veshjes…”, media britanike BBC ka postuar në rrjetin social Twitter një video të Kryeministrit Rama veshur me atlete të bardha teksa merrte pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër.
Looks like someone didn't get the shoes memo…? ??#WBSummitLondon pic.twitter.com/hU9jWDErre
— BBC Politics (@BBCPolitics) July 10, 2018
Duke u fokusuar tek atletet e bardha të Ramës, mes gjithë këpucëve klasike të veshura nga liderët e tjerë, dhe më pas tek buzëqeshja e tij, BBC komenton:
“Fotoja në grup” është një moment tradicional, por atletet sportive në rreshtin e parë nuk janë aq tradicionale.
Atletet i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama që mesa duket e ka shijuar foton”.
Kjo nuk është hera e parë që Kryeministri Rama merr pjesë në takime të nivelit të lartë dhe vesh atletet e bardha.
Në korrik 2017, gjatë Samitit të Triestes, atletet e Ramës u komentuan si një zgjedhje në shkelje të kodit të etikës, megjithatë Rama i përdori batutat ngacmuese të liderëve evropiane dhe më vonë deklaroi se i kishte dërguar presidentit francez Macron një palë atlete, njësoj si të tijat.
Një muaj më vonë, në gusht 2017, në Samitin e Kartës së Adriatikut, që u mbajt në Podgoricë, Rama veshi po të njëjtat atlete.
Në shumë raste të mëparshme, ashtu si dhe në Samitin e Londrës dje, komentet mbi altetet janë të vetmet komente që bëhen lidhur me Shqipërinë. Pra, i vetmi “ndikim” apo kontribut i Kryeministrit Rama në këto takime është shkelja e kodit të veshjes dhe habia që shkakton tek pjesëmarrësit duke veshur atlete të bardha.