Atletet e bardha, i vetmi kontribut i Ramës në arenën ndërkombëtare

Atletet e bardha, i vetmi kontribut i Ramës në arenën ndërkombëtare

Me përshkrimin “Duket se dikush nuk e ka kuptuar kodin e veshjes…”, media britanike BBC ka postuar në rrjetin social Twitter një video të Kryeministrit Rama veshur me atlete të bardha teksa merrte pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër.

Duke u fokusuar tek atletet e bardha të Ramës, mes gjithë këpucëve klasike të veshura nga liderët e tjerë, dhe më pas tek buzëqeshja e tij, BBC komenton:

 “Fotoja në grup” është një moment tradicional, por atletet sportive në rreshtin e parë nuk janë aq tradicionale.

Atletet i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama që mesa duket e ka shijuar foton”.

Kjo nuk është hera e parë që Kryeministri Rama merr pjesë në takime të nivelit të lartë dhe vesh atletet e bardha.

Në korrik 2017, gjatë Samitit të Triestes, atletet e Ramës u komentuan si një zgjedhje në shkelje të kodit të etikës, megjithatë Rama i përdori batutat ngacmuese të liderëve evropiane dhe më vonë deklaroi se i kishte dërguar presidentit francez Macron një palë atlete, njësoj si të tijat.

Një muaj më vonë, në gusht 2017, në Samitin e Kartës së Adriatikut, që u mbajt në Podgoricë, Rama veshi po të njëjtat atlete.

Në shumë raste të mëparshme, ashtu si dhe në Samitin e Londrës dje, komentet mbi altetet janë të vetmet komente që bëhen lidhur me Shqipërinë. Pra, i vetmi “ndikim” apo kontribut i Kryeministrit Rama në këto takime është shkelja e kodit të veshjes dhe habia që shkakton tek pjesëmarrësit duke veshur atlete të bardha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>