Aurela Anastasi: Dekreti i Presidentit mund të ankimohet në Gjykatën Administrative

Aurela Anastasi: Dekreti i Presidentit mund të ankimohet në Gjykatën Administrative

Dekreti i Presidentit Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore mund të ankimohet në Gjykatën Administrative. Kështu u shpreh, një nga ekspertet teknike të reformës në drejtësi, Aurela Anastasi në një intervistë për Deutche Welle.

Në intervistë, Anastasi sqaron se:

Dekreti i Presidentit të Republikës mund të ankimohet në Gjykatën Administrative, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar pajtueshmërinë e aktit të Presidentit të Republikës me Kodin Zgjedhor.

Kushtetuta nuk parashikon kompetencën e Presidentit për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve. Mendoj se jo pa qëllim Kushtetuta i jep kësaj kompetence një karakter pozitiv ose konstruktiv.

Gjithashtu, Zonja Anastasi deklaroi se mazhoranca nuk mundet të deklarojë kryesisht të pavlefshëm dekretin e Presidentit, sepse këtë ‘mund ta vendosi vetëm gjykata’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>