Austria planifikon të nisë fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në muajin janar, ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober.
Sipas tij, më të moshuarit, grupet e rrezikuara dhe profesionistët shëndetësorë, do të vaksinohen të parët, transmeton AFP.
“Ka shumë mundësi që të nisim në janar. Qëllimi ynë është që të vaksinojmë të paktën 50 për qind të popullsisë”.
Australia do të sigurojë më shumë se 16 milionë doza të vaksinës përmes Bashkimit Evropian.
Australia raporton 27 848 raste në total dhe 907 viktima.