Australia do të rihapë kufijtë për të huajt në 2022

Nga Exit News
Australia do të rihapë kufijtë për të huajt në 2022

Austrialia do të rihapë kufijtë për shtetasit e huaj nga mesi i vitit të ardhshëm, njoftuan zyrtarët e vendit të dielën duke i rezistuar presionit në rritje për t’i dhënë fund mbylljes.

Në mars 2020, Australia mbylli kufijtë për shtetasit e huaj dhe që atëherë ka lejuar vetëm hyrjen e qytetarëve që kthehen nga jashtë.

“Gjatë gjithë kohës do të udhëhiqemi nga këshillat mjekësore,” tha kryeministri Scott Morrison në një konferencë televizive.

Mbyllja e kufijve në Australi, e kombinuar me masa kufizuese, gjurmim të shpejtë të kontakteve dhe zbatim të masave anti-COVID ka bërë që ajo të jetë një nga vendet që ka menaxhuar më mirë krizën shëndetësore të pandemisë. Vendi ka regjistruar gjithësej rreth 29 700 raste dhe 910 humbje jete.

Por planet për mbajtjen e kufijve mbyllur kanë shkaktuar kritika nga bizneset dhe disa nga politikanët vendas.

Ata kërkojën që vendi të rihapet pasi të jetë vaksinuar pjesa më e madhe e popullsisë.

Sipas të dhënave të autoriteteve janë rreth 9 mijë australianë që janë bllokuar jashtë kufijve në pritje për t’ju aprovuar leja që të rikthehen në vendin e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>