Australia ka vendosur të kufizojë numrin e udhëtarëve që hyjnë në Sidnei, në 350 persona në ditë, pas rritjes së numrave të të infektuarve.
Sideni raportoi këtë javë numri më të lartë të rasteve në tre muaj, duke arritur në 363 të infektuar të rinj në 24 orë.
Gjithashtu, të dielën, pas rritjes së numrave të rasteve të reja për të katërtën ditë radhazi, Kryeministri i Australisë vendosi mbajtjen me detyrim të maskave në dyqane dhe në ambjente te mbyllura.
Personat të cilët nuk e zbatojnë vendimin do të gjobiten me 200 dollarë australianë.