Australia vendos karantinë për 5 ditë, pas zbulimit të rasteve me variantin anglez

Nga Exit News
Australia vendos karantinë për 5 ditë, pas zbulimit të rasteve me variantin anglez

Shteti i Viktorias do të hyjë në një karantinë të tretë pas zbulimit të variantit anglez të koronavirusit. Izolimi do të fillojë që prej mesnatës së sotme dhe do të zgjasë deri të mërkurën.

Autoritetet shëndetësosre zbuluan 13 raste me këtë variant të Covid-19.

Në lidhje me turneun e Australia Open, qeveria e australisë tha se ai do të mbahet në Melburn por do të ndalohen pjesmarrja e spektatorëve.

Viktoria nuk ka pasur infeksione lokale për 28 ditë.

Australia raporton rreth 29 mijë raste dhe 909 viktima.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>