
Australia do të rekomandojë që vetëm njerëzit mbi 60 vjeç të marrin vaksinën AstraZeneca, tha të enjten Ministri i Shëndetësisë i vendit Greg Hunt, raporton Reuters.
Australia ka kryer 3.3 milionë vaksinime me AstraZeneca, nga të cilat ka patur probleme me mpiksje të gjakut në 60 raste. Për pasojë 2 persona kanë humbur jetën.
Sipas ministrit australian vendimi ka ardhur pasi është zbuluar se personat e moshës 50-59 vjeç janë më të rrezikuar nga mpiksja e gjakut.
Në prill Australia vendosi që AstraZeneca të përdoret vetëm tek personat mbi 50 vjeç.
Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca tek njerëzit nën një moshë të caktuar, zakonisht varion nga 50 në 65 vjeç, duke kufizuar përdorimin e saj tek njerëzit e moshuar, për shkak të rasteve shumë të rralla të mpiksjes së gjakut tek ky grup.