Austria kundra ndarjes Shqipëri-Maqedoni e Veriut

Nga Exit News
Austria kundra ndarjes Shqipëri-Maqedoni e Veriut

Sipas disa burimeve evropiane, disa vende të BE-së mendojnë se Shqipëria ende nuk është gati për hapjen e bisedimeve, ndaj bllokimi i Bullgarisë mund të jetë i dobishëm për procesin. Kështu shkruhet në një artikull të Euroactive mbi mbledhjen e së hënën, të Këshillit të Jashtëm, për Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë, një zë i fortë kundër ndarjes së dy vendeve ka qënë Austria. Ministri i Jashtëm austriak ka kundërshtuar propozimin e Komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi për hapjen e bisedimeve në fillim më Shqipërinë e më pas me Maqedoninë e Veriut:

“Maqedonia e Veriut ka bërë shumë përparime, ka ndryshuar emrin, dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm me sinjalet që dërgojmë”.

Qendrimi i ministrin austriak mbështette edhe nga deputetët austriak, të cilët u shprehën se “interesat nacionaliste të Bullgarisë nuk duhet të ndërhyjnë në procesin e integrimit evropian”. Madje Austria i bëri thirrje Bullgarisë të tërheq veton nga vendimi për bllokimin e Maqedonisës së Veriut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>