Austria nuk do të përdorë vaksinën e ruse Sputnik V derisa Agjencia Evropiane e Barnave, EMA ta miratojë atë, njoftoi kancelari Sebastian Kurz, sipas Reuters.
Vendi ka qenë në bisedime me Rusinë për të blerë një milion doza vaksine, por ende nuk është shpallur, një urdhër.
Kurz deri vonë, nuk pranoi të deklaronte nëse do të priste për miratim nga rregullatori evropian, para se të përdorte vaksinën.
Hungaria është i vetmi vend i BE-së që ka administruar vaksinën, gjithashtu edhe Sllovakia ka porositur doza të vaksinës.
“Shpresojmë që shpejt të miratohet nga EMA pasi çdo dozë shtesë e vaksinës na ndihmon të shpëtojmë jetë”, tha Kurz në një deklaratë, duke shtuar se qeveria kishte rënë dakord me Rusinë për të bërë porosinë.