Austria ka vendosur të zgjasë izolimin e saj kundër COVID-19 deri në 8 shkurt.
Kufizimet në jetën publike duhej të mbaronin më 24 janar, por zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se nivelet e infeksioneve mbeten shumë të larta për të filluar zbutjen e kufizimeve në këtë fazë.
Qeveria ka njoftuar një konferencë shtypi për të diskutuar masat e saj të fundit.
Austria, një vend me 8.9 milion banorë, është në izolimin e saj të tretë, ku vetëm dyqanet thelbësore janë të hapura.
Austria ka raportuar gati 390,00 raste me Covid-19 dhe pothuajse 7,000 vdekje të lidhura me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar.