Austria vendosi, të hënën, të zgjasë masat kufizuese deri më 24 janar. Shumë vende vendosën masa më të rrepta gjatë festave të fundvitit, të cilat zgjasnin deri në javën e parë të janarit, por Austria po vepron ndryshe.
Mes tyre edhe Shqipëria vendosi kufizime të orareve, të cilat përfunduan të hënën.
Austria do të mbajë në fuqi masat kufizuese strikte, përfshirë mbylljen e restoranteve dhe gjitha dyqaneve jo të rëndësishme edhe për pak javë më tepër.
Sipas ministrit të shëndetësisë në Austri, vendimi ka ardhur, pasi partitë opozitare kanë bllokuar një projektligj, sipas të cilit lejohej të dilte më herët nga mbyllja secili që tregonte një test negativ për koronavirusin e ri.
Ky projektligj nuk u mbështet nga opozita dhe sipas ministrit, qeveria është detyruar të ndërmarrë masa të tjera.