Autorët e vrasjes së vëllezërve Haxhiaj vranë dhe 2 persona të tjerë në mars

Nga Exit News
Autorët e vrasjes së vëllezërve Haxhiaj vranë dhe 2 persona të tjerë në mars

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dha sot detaje për arrestimin e të autorëve të vrasjes së dy vëllezërve Haxhiaj, më 27 prill në Durrës, dhe motivet e vrasjes.

Në një konferencë për shtyp, Zoti Veliu tha se A.N, 33 vjeç dhe K.A, 22 vjeç, autorët e dyshuar, kanë vrarë më 2 mars dhe Anxhelo Avdia, 24 vjeç dhe Dorian Shkoza, 35 vjeç  po në Durrës.

Të katërta vrasjet dyshohet se janë bërë për prishje të pazareve të drogës.

Një prej autorëve, A.N është dënuar dhe më parë për trafik droge.

Policia i ka gjetur të arrestuave tre armë zjarri kallashnikov dhe 12 celularë, bisedat e të cilave po zbardhen për të mësuar më shumë.

Vrasja e dy vëllezërve Haxhiaj më 27 prill

Pasditen e 27 prillit, në tregun e makinave, në Shënvlash të Durrësit, u vranë në një atentat me armë vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhiaj 35 dhe 37-vjeç.

Ata u qëlluan teksa po lëviznin me makinë. Besmir Haxhiaj ishte avokat, i sapolicencuar, dhe ishte dënuar më parë në Greqi dhe Francë për trafik droge. Ndërsa Viktor Haxhiaj njihej si sipërmarrës dhe tregtar makinash.

Vrasja e 2 marsit

Mbrëmjen e 2 marsit,  Anxhelo Avdia dhe Dorjan Shkoza po ecnin në këmbë në drejtim të një servisi që Shkoza e kishte marrë me qira, kur u qëlluan me pistoletë nga një makinë, e cila thuhet se iu afrua shumë afër. Shkoza vdiq në vend, ndërsa Avdia teksa po dërgohej në spital.

Shkoza ka qenë i dënuar më parë me tetë vite burg. Sipas raportimeve të ndryshme ai ka qenë dënuar për narkotrafik dhe ishte liruar në vitin 2010.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>