Qeveria ka shkelur ligjin e konkurrencës në dhënien konçesioneve

Qeveria ka shkelur ligjin e konkurrencës në dhënien konçesioneve

Qeveria ka shkelur rregullat e konkurrencës në dhënien e konçesioneve. Ky është konkluzioni i Autoritetit të Konkurencës, i cili ka analizuar konçesionet e dhëna nga qeveria në periudhën 2014-2015.

Në dhënin e disa konçesioneve, qeveria ka shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Konkurencës, pasi nuk ka kërkuar vlerësimin paraprak të AK-së para se t’u jepte të drejtave ekskluzive apo të veçanta kompanive konçesionare.

AK i ka kërkuar qeverisë që të respektojë ligjin në të ardhmen dhe të kërkojë e të presë vlerësimin e AK-së për çdo vendim lidhur me konçesionet apo parteriteteve publike private.

AK, gjithashtu, i ka rekomanduar Ministrisë së Financave zbatimin me përpikmëri të marrëveshjes me kompaninë GIF Albania për markimin e karburantit, pasi gjatë dy viteve janë vënë re shkelje të saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>