Autoriteti Italian i Aviacionit Civil (ENAC) pa pezulluar për një kohë të papërcaktuar licencën e fluturimit për kompani ajrore Ernest, një kompani që operonte dhe në Shqipëri.
Lajmin e bëri të ditur Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar për të njoftuar pasagjerët nga Shqipëria që kjo linjë do të vazhdojë fluturimet deri më 13 janar.
Më pas, nga 13 janari hyn në fuqi akti i pezullimit dhe kompania do të duhet të ndalë fluturimet.
Ende nuk dihen arsyet e marrjes së këtij vendimi, por sipas ENAC nësë kompania Ernest siguron disa element garancie të kërkuara nga Rregullorja (KE) nr. 1008/2008, që përmban rregulla të përbashkëta për ofrimin e shërbimeve ajrore në Komunitetin Evropian, atëherë pezullimi i përkohshëm mund të hiqet.
Kompania Ernest hyri për herë të parë në tregun shqiptar më 1 korrik 2019 dhe që prej atëherë ajo ofronte fluturime drejt 10 aeroporteve të ndryshme të Italisë dhe anasjelltar, disa herë në javë.
Duke u klasifikuar si një kompani loë cost, çmimet e biletave të Ernest ishin disa herë më ekonomike se sa çmimet e kompanive të tjera, duke filluar nga 30-35 euro për një drejtim, psh Tiranë-Milano.
Falë çmimeve ekonomike dhe destinacioneve të shumta drejt Italisë, Ernest ishte kthyer në një prej kompanive që përdorej më shumë nga shqiptarët.
Sipas statistikave të autoritetit të Aviacionit Civil për muajin tetor 2019, kompania Italiane “Blue Panorama” kishte një numër prej 47,104 pasagjerësh ose sa 17 për qind e totalit të pasagjerëve për këtë muaj, pasuar nga Ernest Airlines me 16 për qind të totalit ose 49,504 pasagjerë.