Kryeministri Avdullah Hoti shërohet nga Covid-19

Nga Exit News
Kryeministri Avdullah Hoti shërohet nga Covid-19

Kryeministri i Kosovës Avdullh Hoti lajmëroi të mërkurën se është shëruar nga Covid-19.

Përmes një mesazhi në Facebook, Hoti sqaroi se i është rikthyer punës:

“Pas dy javësh trajtimi mjekësor dhe në izolim, sot u jam kthyer detyrave në zyrë i shëruar plotësisht nga Covid-19.”

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë masat anti-Covid pasi virusi është një rrezik real për këdo.

Avdullh Hoti rezultoi i infektuar me Covid-19 në fillim të gushtit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>