Avokatët mbrojtës të Ylli Ndroqit, pronarit të Ora Neës, kanë apeluar të premten vendimin e gjykatës së posaçme për sekuestrimin e pasurive.
Avokati Alban Qafa tha se vendimi i gjykatës kishte shumë shkelje ligjore. Sipas tij gjykata ka vendosur sekuestrimin e pasurive në bazë të një dokumenti nga Interpoli, i cili tregonte se Ndroqi ishte i arrestuar në 2015 në Itali. Avokati Qafa pohoi se kjo gjë nuk është e vërtetë e se Ndroqi nuk ka qënë i arrestuar në atë datë.
“Ne depozituam sot në Gjykatën e Apleti ankimim kundër vendimit të sekuestrimit të pronave të zotit Ylli Ndroqi dhe dy televizioneve. Kemi paraqitur në ankimim të gjitha provat tona që vërtetojnë edhe ligjshmërinë e pasurisë të tij. Nga ana e shkallës së parë është vendosur një seksuestro në bazë të një indicie ku përmendet një shkresë e Interpolit ku pretendohet se në 2015 Ylli Ndroqi ka qenë i arrestuar në Itali.
Është lehtësisht e verifikueshme si nga sistemi TIMS dhe nga publikimi i vendimi të bërë dje për Italinë që zoti ylli Ndroqi në vitin 2015 nuk ka qenë kurrë i arrestuar në shtetin italian, ka lëvizur lirshëm në zonën Shengen ka qenë edhe në SHBA. Nuk mund të ishte edhe në burg edhe në Itali, edhe në Mynih dhe në Los Angelos”
Më herët, në një konferencë për shtyp, avokatët e Ndroqit paralajmëruan apelimin e vendimit të gjykatës, duke e konsideruar aksionin i SPAK-ut për të sekuestruar pasuritë e Ndroqit si mjet ‘për të ndalur zërin e RTV Ora dhe Ora News’.