
Shoqata e Avokatëve i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor që seancat gjyqësore të zhvillohen me pjesmarrjen e publikut, pra të jenë të hapura.
Përfaqësuesi i kësaj shoqate, avokati Saimir Vishaj theksoi se zhvillimi i seancave pa praninë e të paktën familjarëve të të pandehurve, i bën ato të pavlefshëm sipas ligjit.
“Shoqata e Avokatëve Penaliste të Shqipërisë kërkon nga KLGJ dhe gjykatat për seancat gjyqësore ( themelin) zbatimin e nenit 399 te Kodi të Procedurës Penale, veçanërisht për familjarët e të pandehurëve ( prindërit, bashkëshorti/ja, bashkëjetuesja, fëmijët e të pandehurit,vëllai,motra.”
Për shkak të pandemisë, KLGJ vendosi që seancat gjyqësore të zhvilloheshin pa praninë e palëve në gjykim.