Avokati i Popullit i kërkon qeverisë të rrisë ndihmën për të infektuarit me Covid19

Nga Exit News
Avokati i Popullit i kërkon qeverisë të rrisë ndihmën për të infektuarit me Covid19

Avokati i Popullit i ka kërkuar qeverisë të rrisë mbështetjen financiare dhe me ilaçe për qytetarët e prekur nga Covid-19.

Në një njoftim për shtyp, të hënën, Avokati i Popullit vëren se “numri i përfituesve ka qenë tepër i ulët krahasuar me shkallën e gjerë të prekjes së popullatës nga kjo sëmundje pandemike”.

Avokati i Popullit i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë, të zgjerojë paketën për trajtimin ambulator në banesë “duke përfshirë në të analizat laboratorike dhe ekzaminimet imazherike për diagnostikim dhe monitorim të ecurisë klinike të pacientit”.

Avokati i Popullit ka kërkuar të përfshihet në kompesim edhe “individët të diagnostokuar me Covid -19, për periudhën Mars-Nëntor 2020”.

Madje , Avokati iPopullit kërkon që ndihma të jepet edhe për “pacientët e diagnostikuar me këtë sëmundje infektive pavarësisht mënyrës së kryerjes së ekzaminimit”.

Nga nëntori i viti 2020 deri në janar të 2021 janë rimbursuar 2988 receta, kundrejt 47 982 personave të infektuar në vend për të njëjtën periudhë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>