Avokati i Popullit për protestën, të ndaluarit pretendojnë se janë dhunuar nga policia

Nga Exit News
Avokati i Popullit për protestën, të ndaluarit pretendojnë se janë dhunuar nga policia

Avokati i Popullit ka konstatuar se në protestat e ditës së premte dhe të shtunë për vrasjen e Klodian Rashës, policia ka arrestuar gjithsej 182 persona, 50 prej të cilëve të mitur.

Për pasojë kapacitetet e komisariateve janë tejmbushur dhe në disa raste të ndaluarit janë transferuar në Durrës, Elbasan dhe Kavajë sipas raportit paraprak të Avokatit të Popullit.

Raporti konstaton se ndër personat e ndaluar ka patur edhe nga ata që nuk kanë marrë pjesë fare në protestë ndërsa disa protestues kanë ngritur ankesa formale për dhunë të ushtruar ndaj tyre nga policia.

Dy prej tyre kanë pretenduar se ndaj tyre është ushtruar dhunë (janë qëlluar me shpulla dhe grushta) në furgonin e policisë nga një punonjës i veshur civil dhe njërit prej tyre një punonjës i veshur civil i ka marrë dhe thyer celularin me të cilin po filmonte protestën; një person ka pretenduar se dy punonjësit e policisë që e kanë marrë në pyetje e kanë goditur me shuplakë dhe grusht në fytyrë kur ai nuk ka pranuar të nënshkruajë proceverbalin e marrjes në pyetje.”, thuhet në raportin paraprak të Avokatit të Popullit.

Për katër protestat e zhvilluara në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës, Avokati  i Popullit ka hartuar dy raporte paraprake. Sipas tyre, policia ka shoqëruar gjatë këtyre 4 protestave, 306 persona, 117 prej të cilëve minorenë.

Në të dy raportet, Avokati i Popullit ngre shqetësimin për mbipopullimin e ambjenteve të shoqërimit në komisariate dhe procedurave të shoqërimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>