
Avokati i Popullit, Erinda Ballanca deklaroi se veprimet e policisë ndaj protestuesve te Sheshi Skëndërbej janë jo proporcionale dhe shkelin Kushtetutën e ligjin.
Zonja Ballanca pohoi se pavarësisht se jemi në gjendje të fatkeqësisë natyrore dhe të drejtat janë të kufizuara, po kufizimi i tyre duhet të jetë propocional.
E drejta e tubimit është një e drejtë e kufizuar në këtë përiudhë, por në rast se respektohen distancat e kërkuara, nuk ka pse të pengohet.
Zonja Ballanca theksoi se qeveria ka detyrë të garantojë të drejtën e tubimit dhe në rast se për shkak të masave të vendosura kjo e drejtë kufizohet, qeveria duhet të provojë se kufizimi që ajo po bën është masa më e përshtatshme në këtë situatë.
Në lidhje me masat e marra nga qeveria, Ballanca tha se mungesa e Gjykatës Kushtetuese e ka pamundësuar rishikimin e masave kufizuese.