
Babai i 15-vjeçares nga Rrësheni, e cila denoncoi përdhunimin nga 5 persona javën e kaluar, ka akuzuar për përfshirjen në krim edhe 3 persona të tjerë.
“Janë edhe 3 të tjerë, policia i ka emrat, këta janë në gjendje të lire në fshat. Kemi disa ditë që po na bëhet presion, shteti e di duhet të veproj,” u shpreh ai në emisionin “Me zëmër të hapur” në News24.
Babai i vajzës shtoi se nga shkolla nuk kanë patur asnjë sinjalizim dhe psikologia e shkollës nuk ka komunikuar më ta.
Ai denoncoi edhe presionet që ka marr nga familjarët e autorëve, të cilët e akuzojnë vajzën për shpifje.
Në disa qytete të vendit, qytetarë dhe aktivistë protestuan kundër abuzimit seksual me të miturën.