Protesta në Rrëshen dhe Tiranë për përdhunimin e 15-vjeçares

Protesta në Rrëshen dhe Tiranë për përdhunimin e 15-vjeçares

Aktivist dhe qytetar kanë paralajmëruar protesta pas bërjes publike në media të lajmit për përdhunimin e 15-vjeçares nga Rrësheni nga një grup prej 5 personash.

Protesta e parë do të zhvillohet të premten, 21 maj, në orën 14.00 në Rrëshen në sheshin Abat Doçi të qytetit.

Për protestuesit nga kryeqyteti që dëshirojnë t’u bashkohen atyre në Rreshen, shoqëria civile ka organizuar transport me autobus, që niset në orën 12.00 nga Pallati i Sportit “Asllan Rusi”.

Ndërkohë, një tjetër marshim me parrullën ” Mos ma vrisni fëmijërinë” u njoftua se do të mbahet të dielën në orën 12.00 në Sheshin Skënderbej në Tiranë.

WhatsApp Image at

Ndërkohë, në lidhje me autorët, Gjykata e Lezhës vendosi të enjten arrest me burg Artan Kaçorrin, 31 vjeç, Albert Mollën, 27 vjeç, Ermal Tarazhin, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç si dhe A.GJ 17 vjeç.

 

Lajme te ngjashme