
Pjetër Gocaj, babai i dy vëllezërve të vrarë të dielën në Velipojë, Xhovan dhe Edmond Gocaj, tregoi për median rrethanat e ngjarjes. Ai u shpreh se nuk dinte asgjë për konfliktin e ndarjes së shezlonave:
“Fatkeqësia jeme, ato i kam pasur shokë e kolegë, se në çfarë rrethanash ma kanë bërë këtë punë e me më ardhe tek dera. Punë ndarje shezlonash. Shteti është duke i ndarë. Vjet i kam pasur unë. Simjet ja kanë dhënë këtij zotërisë, dhe këtë vit i kam thonë do të presim sepse i kam në proces edhe unë”.
Gocaj tregoi se vëllezërit Ferracaku kanë shkuar në hotelin e tij dhe kanë goditur të dy djemtë:
“Uroj mos ti ndodh me kujt se peshën e rëndë të kësaj ngjarje e kam unë mbi supe. Më kanë vrarë djemtë. Ata erdhën dhe qëlluan djalin e madh të parin. Pastaj qëlluan edhe djalin tjetër, djali i dytë i ka qelluar edhe ai”.