Babai i Klodianit kundërshton Ramën: Vrasja jo aksidentale, me paramendim

Nga Exit News
Babai i Klodianit kundërshton Ramën: Vrasja jo aksidentale, me paramendim

Qeveria ka cilësuar se Klodian Rasha ka humbur jetën aksidentalisht por për babain e 25-vjeçarit, kjo është vrasje për së dyti që i bëhet birit të tij.

Në një prononcim për ABC News, Qazim Rasha shprehet i indinjuar që vrasja e djalit të tij nga policia është cilësuar si “aksidentale”. Ai pretendon se ajo është bërë me paramendim dhe për këtë nuk ka asnjë lloj alibie.

Ajo nuk është version, ajo është devijim nga gjithçka dhe ajo është një vrasje për së dyti. Vrasje e dytë. Ajo është vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Dhe nuk ka asnjë lloj alibie. Çdo gjë është e monitoruar. Çdo gjë është e zbardhur, çdo gjë është e vëzhguar, janë gjithçka. Është një rrugicë non stop, mund të jenë 30 kamera që janë në qendër të asaj rrugice. Edhe si do që të jetë puna, vetëm nëse devijohet gjithçka nga linja se nuk ka asnjë lloj kuptimi tjetër.”, shprehet zoti Rasha.

Capture

Babai i 25-vjeçarit të vrarë nuk ka pranuar as ndjesën e policit që i vrau të birin duke e cilësuar deklaratën e tij si fasadë.

“Ajo është një fasadë. Është thjeshtë fasadë dhe nuk ka fije kuptimi. Një person, sado edhe me çrregullime mendore, këtë lloj vulgariteti nuk arrin dot që ta mendojë dot ta mendojë, ta imagjinojë, jo ta vendosë në zbatim. Një punonjës shteti, një punonjës policie, një punonjës rendi që është i detyruar për të ruajtur jetën time, fëmijës tim, fëmijës tënd, ne kërkojmë mbrojtje dhe solidaritet nga cilido. Nëse bëj një gabim unë marr dënimin, fajin që kam, por jo të ndëshkohet me genoncid, makabritet me vulgaritet, është bastarde.”, deklaroi Qazim Rasha.

Qeveria vendosi t’i jape Qazim Rashës, babait të viktimës, një pension sa 8-fishi i pensionit social, ose gati 90 mijë lekë të reja. Por në vendimin e saj thuhet se Klodian Rasha humbi jetën në mënyrë aksidentale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>